Lista e pedagogëve të publikuar nga studentët protestues, reagon Eduart Ndocaj: “Rilindja” një pellg vesesh dhe perversitetesh. Të gjithë bashkë të shkulim rrënjët e kësaj fare

Kryetari i PBDKSH, Eduart Ndocaj, një nga mbështetësit më aktiv të protestës studentore dhe të kauzës së tyre, duke marrë shkas nga lajmet e ditës së djeshme, ku studentët publikuan emrat e disa pedagogëve që kërkojnë para për të dhënë provimet, e ka denoncuar fuqishëm këtë fenomen, duke e konsideruar si vesin e kësaj qeverie dhe të kryeministrit Rama, i cili njihet për perversitetet e tij, duke ndarë ‘gjithcka” në funksion të vjedhjes së shqiptarëve.

Ndocaj, përtej ironisë, duke vënë në lojë kryeqeveritarin, i cili ndan edhe Lindën me ish-burrin e kësaj të fundit, thekson se tashmë po ndan me Thanas Xhillarin edhe paratë e studentëve.

Këtë status, “kaubojsi” e ka publikuar një ditë më parë, pikërisht kur studentët bënë publike një listë me emra të pedagogëve që kërkojnë para për të dhënë nota kaluese, dhe në krye të kësaj liste qëndron emri i pedagogut të shkencave të natyrës Thanas Xhillari.

Ja reagimi i plotë: