Lorik Cana tregon arsyen pse la Italinë dhe po jeton në Shqipëri

Ai e “braktisi” fushën e lojës pas përfundimit të kampionatit europian. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare tashmë është i angazhuar në bamirësi dhe ka çelur një fondacion me emrin e tij.

Kjo e ka bërë të kthehet për të jetuar në Shqipëri, së paku dhe për disa muaj.

I ftuar në ‘Opinion’ si një prej 8 personazheve më të spikatura të vitit 2018, ai tha se “nga gushti i vitit të  kaluar po jeton në Shqipëri dhe do të vazhdojë të jetë këtu edhe për disa muaj të tjerë”.

Cana tha se dëshiron të kthehet sërish në futboll, por tashmë si drejtues i një ekipi.