Luana i lë të gjithë pa fjalë! Tregon emrat e yjeve botërorë që e kanë ngacmuar…

Moderatorja  Luana Vjollca njihet për pamjen, stilin në veshje, apo edhe aludimet për lidhje me personazhe të ndryshëm të shoëbizz-it shqiptar dhe jo vetëm. Por jeta e saj gjithmonë ka qenë tejet e fshehur nga publiku. Ndaj ka ngjallur kuriozitet, deklarata e Luanës dje në emisionin e saj “Shiko kush luan”. Moderatorja ishte pjesë e rubrikës “Ndaje ose  haje”.

Stafi i emisionit i kërkoi moderatores që të tregonte detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka thënë se është ngacmuar në Instagram nga Tyga, Calvin Harris e të tjerë yje botërorë.

 “Do të them një gjë nga jeta personale që nuk e kam thënë asnjëherë. Kam përshtypjen se është një gjë që mund të thithë shumë interes. Nëse unë them që në Instagram më kanë shkruajtur: Tyga, Dj Snake, Calvin Harris dhe The Game, a quhet nga jeta personale?” – është shprehur Luana.

Duket se i dashuri i Luanës, Krenar Çoçaj ka goxha konkurrencë për të mbajtur bukuroshen.