“Magji e dashurisë” – Agim Doçi.

Ai që ngopet nga dashuria,
Ndoshta s’ka ditur për ta shijuar.
E ka dënuar vetë Perëndia,
Ose është zgjedhur si i mallkuar.

Po ku ka shpirt që ta zërë brenda,
Ndjenjën madhore të dashurisë?!
Ndryshe çelin ditët ndryshe të rreh zemra,
Magji e saj botën lëviz.

Ejani njerëz ta sundojme botën me dashuri,
Nuk jemi vone!
Kjo ndjenjë e shenjtë ka çelur portën,
Ndjenjë e bekuar në shpirtin tone.

Hiç mos trokisni në zemrën time,
Siç ju kam pritur prape do ju pres!
Në mijera tinguj i thurra himne,
Prape i pangopur një ditë do vdes.

Ndoshta do të ngrihem edhe nga varri,
Dhe midis njerezve do bëj pak dritë.
Njerëzit do thonë:
Erdhi i marri, që kurre s’u ngop nga dashuritë!

Agim Doçi.