Media kosovare ironizon ministrin Cakaj: Si dështoi Baton Haxhiu që ta birësonte

Kryeministri Edi Rama, shkarkoi 7 ministra, të cilët i zëvendësoi me 7 të rinj. përfshirë këtu edhe Gent Cakajn, i cili do të drejtojë Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. Lajmi u pasqyrua gjerësisht edhe nga mediet në Kosovë.

Shumë prej personave publikë të politikës dhe jo vetëm, e quajnë atë si njeriu i analistit të njohur nga Kosova, Baton Hxhiu.

Për këtë lidhje, portali “kukunews.net“, që i trajton lajmet në mënyrë satirike, ka publikuar një shkrim lidhur me njohjen e ministrit Cakaj me Baton Haxhiun, ndërsa lidhja në fjalë ironizohet nën titullin: “Baton Haxhiu dështon ta birësojë analistin e ri Gent Cakaj – djali që gjithmonë donte ta kishte”.

Shkrimi i plotë:

Njeriu me studion më të lartë në televizionet kosovare dhe dëshmitari i gjallë i një historie gjysmë shekullore në rajon, Baton Haxhiu ka bërë një akt të mrekullueshëm duke e realizuar edhe një akt gjithashtu edhe human, por me fund tragjik.

Edhe pse e ka një djalë, por të cilit fatmirësisht nuk i hanë për politikë por dëshiron ta jetoj jetën, duke e ditur kështu edhe kuptimin e jetës përtej darkave me Hashim Thacin, megjithatë Baton Haxhiu ka vendosur që me mirëkuptimin e të gjitha palëve ta birësoj analistin e ri, cute dhe i lexuar me bagazh akademik, Gent Cakaj.

E gjithë historia ka ndodhur pasi Gent Cakaj ishte paraqitur vullnetarisht në zyret e Klan Kosovës për ta prezantuar vetën si analist, duke kërkuar që Baton Haxhiu ti siguroë hapësirë televizive mendësisë së re të njerëzve të rinj të Kosovës.

Fillimisht Batoni ka shprehur dyshimet e tij pasi është skeptik në gjeneratën e re duke parë shumë shembuj nga djali i tij të cilit rrallëherë i interesojnë komentet e thella politike, por qysh në emisionin e parë praktikë i cili nuk transmetuar, Genti kishte lënë mbresa të thella.

Dhe kur kishte ardhur koha e tri debateve të fundit që janë transmetuar në Klan Kosova ku u sqarua dilema 10 vjecare e Asociacionit të Komunave Serbe, dilema 17 vjecare e dialogut me Serbinë dhe limonata 3 vjecare e Demarkacionit, performanca e Gent Cakaj kishte arritur kulmin duke e shtyrë Baton Haxhiut drejt një aventure të frikshme.

Trimërisht pa frikë, Baton Haxhiu kishte kontaktuar familjen e Gent Cakajt, duke e pyetur sesi janë mundësitë që Genti të bëhej djali i tij, me mirëkuptimin e tyre.

“Genti është djali që do të doja ta kisha”, ka thënë Haxhiu. Por ai ka marrë përgjigje negative nga prindërit të cilët janë ndjerë të fyer nga ky propozim, natyrisht duke e keqkuptuar gjithë situatën.

“Për që ki parë sdo me thon që mundesh me ble edhe mencurinë. Na kena investu në djal tonin dhe mbetet i joni”, kishin thënë familjarët.

Por Haxhiu ishte munduar që tia shpjegojë gjithë historinë duke tentuar që të shpjegonte se nuk e kishte me atë kuptim por donte që Genti të kishte një të ardhme më të lartë, duke qenë zyrtarisht djali i Baton Haxhiut.

Megjithatë Batoni nuk ishte këmbëngulur duke mos dashur që ta humbasë Gentin i cili ende nuk e di për këtë kërkesë të Haxhiut.