Mentor Kikia: Si degradoi protesta me “regji qendrore” e studentëve

Ultimatumi ishte i prerë: Nëse nuk plotësohen kërkesat tona deri në orën 16.00, atëherë ne…. ne do të presim këtu deri sa të plotësohen.
Ky po qe eshte ultimatum!
Tani nuk kam asnjë dyshim që kjo protestë është nën menaxhim ustallarësh, “zjarrfikës”. Nga Ministria e Arsimit, protesta shkon drejt Zogut të Zi. Po ç’punë keni me Zogun e Zi o të shkretë, apo t’u nxini jetën njerëzve? Dhe kujt, atyre që ju shikojnë si shpresë. Dhe atyre u bëni edhe thirrje madje “Eja mblidhuni këtu këtu”! Ku të mblidhen, për të bllokuar rrugët? Për të bllokuar rrugët shkoni në Kashar më mirë, se mbase ka më shumë efekt atje protesta.
Një lumë, sado i rrëmbyer e i fryrë të jetë nga uji, nëse vihet nën argjinatura dhe i devijohet rrjedha, nuk bën asnjë dëm.
Keqardhje për ata mijëra të rinj e të reja, që me mish e me shpirt besojnë se do të realizojnë kërkesat e tyre përmes kësaj proteste.
Ishte një shanc për të themeluar një institucion, por sdo të merrni as dyshekë të rinj.
Tani shkoni realisht në kursin e gjermanishtes se do ju duhet vertet.