MESAZHI/ Kristian Prenga, boksieri që nuk njeh kundështarë, “kaubojsi” ka urimin special: Po bën krenar cdo shqiptar. Vazhdo kështu, shumë shpejt do ngjitesh në podiumin e kampionëve botëror

Si një mbështetës dhe dashamirës i madh i sportistëve, kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale urimin e ti drejtuar boksierit shqiptar Kristian Prenga, i cili me paraqitjejt e tij impresionuese në sportin e kick-box-it nuk njeh kundërshtarë, duke arritur rezultate që e ngjitin atë në podiume kampionësh botërorë.

Përmes mesazhit, Eduart Ndocaj, përcjell urimiet e tij për rezultate sa më të larta të këtij boksieri në arenën ndërkombëtare, si dhe shpreh nota vlerësimi dhe krenarie për paraqitjet e suksesshme të Prengës në ringun ndërkombëtar.

Ndocaj, këtë mesazh adresuar bashkëqytetarit të tij, Kristian Prenga, e ka bërë menjëherë pas ndeshjes së radhës së boksierit shqiptar në Toronto të Kandasë, ku Prenga u shpall sërish fitues duke koleksionuar një tjetër fitore të rëndësishme në rrugëtimin e tij për t’u shpallur kampion bote në kategoritë më të larta.

Mesazhi i Ndocajt, ripohon vlerat e sportistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare, duke na bërë të ndjhemi krenarë për arritjet dhe ngjitjen e tyre në podiumin e fituesve, cka tregon se sporti shqiptar prej kohësh është evidentues i përfaqësimit të vlerave të kombit shqiptar.

Ja mesazhi i urimit të ish-deputeti Eduart Ndocaj për bashkëqytetarin e tij, Kristian Prenga:

Urime kampion! Po bën krenar cdo shqiptar. Vazhdo kështu, se një ditë do të të shohim shumë shpejt në podiumin e kampionëve botërorë, duke parakaluar cdo kategori të mundshme të këtij sporti. Urime dhe vec suksese të pandërprera për ty, kampion!
Eduart Ndocaj

Fotografia e Kristian Prenga