Mua të shkretin më keni bërë Instagramist/ Rama u qahet studentëve tek Bujqësori

Kryeministri Edi Rama nga universiteti Bujqësor deklaroi edhe njëherë se qeveria pranon 8 kërkesat e studentëve, ndërsa nënvizoi sërish faktin se duhet dialog.

Teksa qëndronte përballë pedagogëve dhe studentëve, Rama tha se të gjitha këto pika do të diskutohen dhe për to do të adresohet zgjidhja. Mes të tjerash ai pohoi se studentët e kishin detyruar atë që të përdorte metoda të ndryshme për t’ju kthyer atyre përgjigje në Instagram.

Rama

“Çdo doktorant duhet të udhëhiqet nga një profesor. Standardi më normal është 1 profesor me 3-4 doktorant. Kemi më shumë doktorant për km/katrorë. Duhet të verifikojmë titujt se ka dhe me kopje. Problemi jonë është sesa i përdorim me efikasitet paratë tona. Sa i përket praktikave. Se di kush ia ka shkruar 8 pikat. Për mua janë të rëndësishme se na sollën këtu. Ato do të plotësohen 1 për 1. Angazhimi i qeverisë është që ato do të adresohen. Ne do dalim me një dokument që do të ketë një pjesë për të gjithë njësoj. Dhe një pjesë për secilin universitet. Duke u nisur nga ça dëgjojmë këtu se s’do i shpikim. Si ti plotësojmë në distancë? Në Instagram? Po ua kam thënë në Instagram. Qeveria e pranon sfidën për të plotësuar ato pika. Kur qeveria thotë ‘eja ti plotësojmë’, dhe studentët thonë ‘jo nuk vimë!’ Më shkruante dje një zonjë; ‘ore ça dialogu kërkon nga ata? Kam dy vite që kërkoj të dialogoj me dy që kam në shtëpi dhe ata nuk përgjigjen. Rrinë tërë ditën në telefon’. Mua të shkretin më keni bërë instagramist, duke dialoguar me shenja”, tha Rama.