Nata e dytë e Festivalit në RTSH, spektatorët largohen nga salla

Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata e dytë e Festivalit të Fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar, ku spektatorët janë befasuar nga një surpizë pas orës 23:00.
Para tyre ka performuar një vajzë ventrikoluiste, e cila ka dhënë një shfaqje me kukulla. Mirëpo sipas ‘Blitz’, teksa vajza bënte zëra të ndryshëm duke luajtur me mimikën e saj, spektatorët janë ngritur nga vendet e tyre.


Ata kanë braktisur sallën e Pallatit të Kongreseve duke lënë të kuptohet se shfaqja e saj me kukulla nuk i ka pëlqyer. Vajza ka vazhduar performancën e saj me një pjesë të sallës të boshatisur.