Nga, Eduart Ndocaj: Këtu ka shpresë!

Prej ditësh studentët e vendit tim dhe të tuajit po kërkojnë vendin e tyre.Pankartat e tyre sa më trishtojnë, aq dhe më japin shpresë.
Ndiej keqardhje për këtë vend, kur në duart e të rinjve lexoj emra “pedagogësh” që kanë një çmim të përcaktuar tashmë për dhënin e notës.

Ndiej keqardhje, kur në duart e studentëve lexoj, se jetojnë si në mesjetë nëpër konvikte, ndiej keqardhje kur kuptoj, se kanë arritur deri aty, sa të mos pranojnë asnje deputet, pasi edhe njëherë më forcohet idea se ky vend me këta udhëheqës ka marrë fund, por njëkohësisht, për këtë gjë më vjen mirë, pasi të rinjte e vendit tim kanë kuptuar kush janë udheheqësit dhe përfaqësuesit tanë, kanë kuptuar se tashmë është shitur çdo gjë dhe tregut i është bashkuar edhe arsimimi.

U mbusha me shpresë nga disa thënie të tyre, një prej te cilave ishte: “Ne nuk ikim, vendi ynë është Shqipëria”.

Uroj që protesta e tyre të zgjasë, zëri i tyre të dëgjohet, e ky të jete “dhjetori” i dytë! Këtë herë, dhjetor pa politikanë të përlyer!

#_Jammestudentët