Ngjela: Kemi një kryeministër sa të lig, aq dhe budalla

Nga Spartak Ngjela

Keni një kryeministër sa të lig, aq dhe budalla. Ai po deklaron se protesta e studentëve është e Bashës dhe LSI -së.

Sepse këta flasin për protestën. Por pse flasin kur ata nuk i përfill njeri dhe janë krejt të vetëm?

Që t’i japin mundësi Ramës që ky të thotë se “protesta është e tyre”. Janë bashkë të kapur nga një hall që të tre.
Sepse është budalla Rama?

Sepse, nëse është e vërtetë që të gjithë studentët e Shqipërisë qënkan me Bashën, ky derëzi e punëzi pse rri ende kryeministër! Nuk e kupton ky që kjo protestë po të kishte drejtues ky do të ishte kryeministri de facto i Shqipërisë?

Po pse nuk e kupton dot Rama këtë gafë fëminore që po bën? Sepse është budalla. Frika e budallait është proverbiale. Kjo duhet mbajtur mend.