Nis rezistenca e studentëve, boshatisen universitetet

Protesta e studentëve pritet të kulmojë sot me pjesmarrjen më masive në ditën e gjashtë të rezistencës së tyre para Ministrisë së Arsimit.

Nis rezistenca e studentëve, bllokohet hyrja te Politekniku dhe Mjekësia

Ora 08:31 Bllokohet hyrja e studentëve  tek Mjekësia dhe Shkencat Natyrore

Ora 08:28 Studentë nga Korça drejt Tiranës

Studentë nga Universitetit i Korçës janë nisur drejt Tiranës që në orët e para të mëngjesit. Një pjesë tjetër do protestojnë në Korçë.

Kryetarja e Këshillit Studentor ka deklaruar se do tu bashkohen dhe gjimnazistë dhe qytetarë.

Ora 08:25 Bllokohet hyrja tek Politekniku

Studentë protestues kanë bllokuar derën e hyrjes tek Politekniku, duke mos lejuar studentë të futen brenda tij.

Ndërkohë para hyrjes  kanë publikuar emrat fotot e pedagogëve të korruptuar.

Afat qeverisë deri në orën 16:00 për plotësimin e kërkesave

Mbledhja e studentëve do të nisë nga Fakultete respektive nga ora 08:30 për të marshuar më pas të gjithë së bashku drejt Ministrisë.

Studentët janë shprehur se sot do të merret edhe vendimi i vijueshmërisë së protestës nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat.

Ata kanë lënë orën 16:00 të së martës, si afatin përfundimtar kur qeveria duhet të plotësojë kushtet që kërkojnë, në të kundër bashkarisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës.

Një ditë më parë, kryeministri Rama bëri me faj rektorët e universiteteve për VKM, dhe disa herë u përpoq të nënvizonte se nuk kishte lidhje qeveria me tarifat dhe nëse duheshin plotësuar kërkesat duhej dialog pasi qeveria nuk mund të ndërhynte pasi vendimmarrja ishte e Universiteve të cilat janë autonome.