Njihuni me llojin e femrës, që e bën mashkullin dhjetë fish më të lumtur se ajo e zakonshmja

Young woman in straw hat smiling in summer outdoors.

Po, paraqitja ka shumë rëndësi për partnerin dhe kjo nuk ka pikë dyshimi.

Madje, sipas një studimi të fundit, meshkujt të cilët kanë partnere më të mbushura, qeshin më shpesh dhe janë dukshëm më të lumtur sesa meshkujt që kanë partnere më të imta.

Shkencëtarët e National Autonomous University në Meksikë kanë studiuar qindra çifte dhe kanë arritur në përfundimin interesant: meshkujt partneret e të cilëve janë më të plota janë 10 herë më të lumtur se meshkujt e tjerë.

Sipas studimit, femrat e dobëta shpesh janë më të rezervuara, më shumë të përqendruara në dukjen dhe janë më pak ekspresive, gjë që ndikon edhe në marrëdhënien e tyre.

Nga ana tjetër, femrat më të shëndosha i zgjidhin më lehtë problemet dhe konfliktet me partnerin.