Nuk do të pini më asnjëherë ujë gjatë ngrënies kur të mësoni çfarë ndodh me sistemin tretës

Të pirit ujë gjatë ngrënies, është një ndër zakonet më të pashëndetshme nga i cili duhet të hiqni dorë menjëherë. Kërkime të ndryshme shkencore kanë dalë në përfundimin se ky zakon shoqërohet me një sërë efektesh anësore.

Sasia e tepër e lëngjeve mund të rezultojë në probleme gastrointestinale si fryrje, tretje të dobët të ushqimeve dhe mospërthithje të plotë të lëndëve ushqyese.

Sipas nutricionistëve, është mirë që të mos pini ujë të paktën 30 minuta para dhe një orë pas ngrënies.

Në rast se duhet të pini vërtetë ujë, përpiquni ta shuani etjen me gllënjka të vogla.
Nëse doni të përmirësoni procesin e tretjes, përtypeni ngadalë ushqimin, mos pini ujë gjatë vaktit, kini kujdes me ushqimet acidike apo pikante! Këto zakone të të ngrënit, sipas ekspertëve, mund të ndihmojnë në procesin e shpërbërjes së ushqimit si dhe absorbimin optimal të lëndëve ushqyese.