PABESIA RAMA PËRBALLË PROTESTËS SË STUDENTËVE (Tipi Rama ndaj Presidentit, të kujton mullixhiun). Nga: Agron Prebibaj

Studentët në protesten e tyre më qytetare edhe për vetë Europën

Kryeministri ynë Rama e ka marrë vesh shumë mirë se këtij askush sot në Shqipëri nuk i beson, kjo tashmë e provuar me heshtjen e socialistëve duke e shikuar vetëm si shkërdhatë e i pabesë ndaj secilit, ndërsa të rinjtë studentë e injoruan në dialog pasi e njihnin tipin më mirë seç njihte ai veten.
Rama harroi se sot në kohën e internetit ka edhe tipa të vetët mes studentave të cilët vërtetë e shkundën e përlloçen përballë publikut si asnjëherë në historinë tonë qeverisëse.
Studentët në protesten e tyre më qytetare edhe për vetë Europën po japin leksione demokracie përballë oligargut i cili ëndërronte gjithëpushtetin.
Pra, ai, Rama do të skurregjej në mosbesinë e tij natyrale, si “përsonaliteti” më mosbesues në trojet shqiptare, paçka se hiqet se vazhdon si trim e si ironizues duke patur mbrojtje të vetme institucionin ligjëvënës të cilët ja kanë varur të gjithën në qafë.
Hajdeni sot e hajeni nesër për dialog ju thotë studentëve me qëllimin më armiqësor për t’i mashtruar e për t’u sfumuar protestën, sulmon Rektorët pas bashkëpunimit korruptiv me një pjesë të tyren, tashmë vazhdon si krijesa e kërmillit pas shiut duke kthyer kurrizin nga ëndrra Erdogan-Putini. Edhe udhëheqësit komunist Ramiz Alisë i besuan për takim studentat e dhjetorit “90-të, ndërsa kryeministri shqiptar e shikon veten të vetmuar e mosbesues nga askush, madje edhe ndërkombëtarët të cilët kanë filluar ti shkruajnë nga Brukseli për konçensionet, korrupsionin etj, ndërsa opozita po e lën tepër në zgjatimin e gabimeve të tij pasi të gjitha i vuajnë qytetarët.
Por gjithësesi edhe meshftësia, frika e deri diku papërgjegjshmëria qytetare do kishte e do ketë koston pasi shumë gjatë u mpleksën me kryemashtruesin shqiptar i cili i çoi drejt rrënimit.
Do të sjell shëmbull vetëm kthimin e buxhetit nga Presidenti, të cilit i kthej ujë për ta ndrequr buxhetin për studentët, por ky se e kritikoi, por po të donte Meta i thynte qafën me një firmë, atëherë hajde rrotullohu e gjej hapsirën ligjore për studentët.
Përgjigja e tipit vetëm Rama ndaj Presidentit, të kujton atë mullixhiun injorant i cili shkon për të bluar misrin por mulliri nuk kishte ujë për të bluar, papritmas komshiu i vet duke vaditur ja lëshon ujin, por përgjigja e fshatarit ishte:- ore pse ma ktheve ujin?.
Vërtetë kryemistri Rama ka për t’u përcjellë gjatë te brezat pasi do t’u shërbejë në shërbesën e tyre qytetare duke rrëfyer me gallatë e vërtetësi se Shqipëria ka patur kryministër tip.