Pas ndarjes së Angelina dhe Brad, ndahen dhe fëmijët

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë në një “luftë të vazhdueshme” kujdestarie për 6 fëmijët e tyre. Megjithatë duket se pas shumë mosmarrëveshjesh ja kanë arritur që të mirëkuptohen me njëri-tjetrin deri diku. Së fundmi një burim ka zbuluar për ‘Us Weekly’ se Brad ka festuar ditën e Krishtlindjes me 4 nga fëmijët e tij. Dy djemtë Maddox dhe Pax kishin refuzuar të festonin me të gjatë mbrëmjes dhe që kanë qëndruar pranë Angrlinës.