Pas ndryshimeve të Ramës në qeveri, vjen reagimi i parë nga PD-ja

Pas furtunes ne Qeveri, ndryshimeve te 7 ministrave qe Rama i njoftoi live ne fjalen e mbajtur ne mbledhjen e Asamblese se PS, vjen reagimi i pare nga Partia Demokratike. 

salianji

Reagimi eshte bere nga deputeti i PD-se, Ervin Salianji, i cili ka komentuar gjithe sa ndodhi me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook.

Sipas tij, Rama tashme eshte ne gremine. “Lëvizjet dëshpëruese të Ramës me qeverinë nuk blejnē dot kohë për Ramën që sa më shumë lakmuesa pa emër dhe pa fytyrë fut në qeveri aq mê shumë nxihet vetë”- shkruan Salianji.

Postimi i Salianjit 

Rama nē greminë!

Largohen gjithë ministrat e akuzuar nga opozita, pas Tahirit, Xhafajt, Beqaj, @co sot Rama konfirmoi qëndrimet e opozitës nē përpjekje për të shpëtuar veten.

Qeveria Rama vazhdon të mbetet qeveri drejtorash, çdo ministër zbaton direktivat korruptive të tij.

Për socialistët nuk vendosin forumet por analistët, ndryshimet e sotme të paralajmëruara nga gazetaret e Ramës, në një qeveri që gjithçka është propoganda kjo e nxin dhe më shumë socialistët. Qeverisja projekt tërësisht personal dhe privat i Ramës dhe oborrtarëve.

Rama për pushtet personal shet cilindo!

Lëvizjet dëshpëruese të Ramës me qeverinë nuk blejnē dot kohë për Ramën që sa më shumë lakmuesa pa emër dhe pa fytyrë fut në qeveri aq mê shumë nxihet vetë.