Përse duhet të pini qumësht sa herë që niseni për një rrugë të gjatë me makinë

Edhe pse është fillimi i javës e tashmë i jeni kthyer punës dhe ritmit të përditshëm, shumë prej jush sapo kanë filluar pushimet dhe me siguri kjo orë i gjen duke udhëtuar anekënd Shqipërisë.

Sigurisht që udhëtimi është e vetmja gjë që blejmë dhe na bën realisht të pasur, por nëse keni probleme të tipit ‘’obobo më zë makina’’ me siguri që nuk pajtoheni fare me fjalinë e mësipërme. Së pasi duhet të dini se ajo që ne quajmë ‘’më zë makina’’ shkaktohet nga perceptimi që ka trupi juaj nga ajo që shikon dhe ndjen. Kjo përplasje mes shqisave nxit prodhimin e një neurotransmetuesi që provokon gjendjen e çorientimit.

Në qoftë se keni ndërmend të niseni drejt destinacioneve të largëta dhe po mendoni se si të përballoni turbulencat e rrugës, sipas Living : pini një gotë qumësht të ftohtë. I pasur me vitamina, aminoacide, proteina dhe elektrolite si kaliumi, qumësht do t’ju mbajë të hidratuar gjatë gjithë kohës dhe pakëson ndjesinë e marramendjes të krijuar nga lëvizja, dhimbjen e kokës dhe atë të stomakut. Gjithashtu ai pakëson nevojën e urinimit. Por, nëse jeni intolerantë ndaj qumështit dhe nënprodukteve të tij.