Po mblidhen studentët dhe qytetarët, bashkë! Edhe gjimnazistët e Tiranës

Drejt Tiranës po udhëtojnë prindër, qytetarë që mbështesin studentët, gjimnazistët e kryeqytetit. Studentët e Kamzës kanë nisur marshimin në këmbë drejt kryeministrisë, pikëtakimi i madh i kësaj të hëne proteste.

Mësohet se kryeministri Rama ka thënë ndër këshilltarët e tij se nëse mblidhen mbi 5 mijë veta sot para zyrës time e firmos dhe pranoj se fituan ata. Nëse ka poshtë 3 mijë veta, le të rrijnë aty e të ngrijnë! Por nëse janë mbi 20 mijë veta do të jap dorëheqjen si kryeministër.

Ky është basti që ka vendosur Edi Rama sot!

Studentët e kanë në dorë nëse duan realizimin e 8 kërkesave apo edhe dorëheqjen e tij!