Protesta e “Astirit, kreu i PBDKSH, në krye të turmës/ Ndocaj: Largimi i kësaj qeveri ësht emergjencë kombëtare. Gjiknuri duhet të jetë prapa hekurave

Ish-deputeti Eduart Ndocaj, gjithnjë është shprehur solidarizues me protestat dhe është parë shpesh në mesin e tyre, vecanërisht tek protesta e banorëve të “Unazës së Re”, por, në protestën e zhvilluar sot në orët e pasdites ai po i printe turmës së protestuesve, duke qenë kështu një nga zërat e fuqishëm të mbrojtes ss kauzës së këtyre banorëve.

I bindur se qeveria Rama është shndërruar në grabitëse dhe zhvatëse të pasurive dhe të pronave të qyetarëve shqiptarë, Ndocaj nuk ka hezituar që përmes mikrofonit të mediave të ndryshme që ndiqnin protestën të lëshonte disa thirrje në adresë të kryeqeveritarit, duke e paralajmëruar se fundi i tij do të jetë shumë i shpejtë.

Gjatë apelit të tij, Ndocaj ka kërkuar arrestimin e ministrit Gjiknuri, i cili tashmë është i faktuar si implikuar në situata korruptive përmes falsifikimit të dokumenteve me firmën amerikane. Ndocaj nuk ka lënë pa shigjetuar dh edrejtorin e përgjithshëm të rrugëve Afrim Qendro, të cilin “kaubojsi” e akuzon dhe atë si të përfshirë në aferën e sipërmpërmendur.

Gjatë këtij pronocimi, Eduart Ndocaj, ka ftuar shqiptarët të bashkohen rreth kauzës së këtyre banorëve, pasi shihet qartë padrejtësia e oligarkisë qeverisëse nda tyre, shihet qartë se përmes një afere të pastër korruptive kërkon të dhunojë këto familje duke u rrëmbyr pronat e tyre të ndërtuara me mund dhe djersë.

Gjithashtu, Ndocaj, i ftoi qytetarët shqiptarë të ngrihen të gjithë sëbashku në mbështetje të protestës së studentëve dhe të banorëve të ‘Astirit” pasi tashmë kauza e këtyre protestuesve i përket Shqipërisë dhe është emergjencë kombëtare largimi sa më parë i qeverisjes aktuale, e cila është qeverisja më antishqiptare dhe më antisociale e Shqipërisë moderne, do të shprehej Ndocaj.

Në fund të prononcimit të tij, ish-deputeti ka ironizuar dhe ftesën e kryeministrit adresuar studentëve, duke thënë se ftesat e Ramës vijnë nga “halli” dhe se ai po kërkon dialog nga facebooku, dhe është bërë kryeministri tamam si “ujku i Cërrikut”, do të shprehej Ndocaj.

Ja video e plotë e apelimit të tij gjatë protestës së banorëve të “Astirit”:

Posted by Eduart Ndocaj Faqja Zyrtare on Sunday, 9 December 2018