PROTESTA E EMIGRANTËVE/ Mosdhënia e lejes, reagon Eduart Ndocaj: Frika nga protesta vjen nga zhytja në paligjshmëri dhe babëzitja e qeveritarëve. Ky veprim, kthim prapa në rrugëtimin e demokracisë

Mosdhënia e lejes për zhvillimin e protestës së paralajmëruar nga emigrantët shqiptarë, para kryeministrisë me datë 28 dhjetor, ka ngjallur reagime dhe debate të shumta në opinonin publik, i cili nuk e mirëkupton aspak qëndrimin e ministrisë së brendshme shqiptare për mosmiratimin e kërkesës për tubim paqësor të kërkuar nga emigrantët e rikthyer në vndlindje dhe që duan të shprehin reagimin e tyre në lidhje me politikat sociale që ndiqen nga qeveria shqiptare dhe që prekin drejtpërdrejtë dhe emigracionin shqiptar.

Në këtë kontekst, ka reaguar dhe kreu i PBKDSH, Eduart Ndocaj, i cili përmes një mesazhi konfiencial, i ka kujtuar ministrit të brendshëm Lleshi, se është antikushtetuese dhe antidemokratike mosdhënia e lejes për zhvillimin e kësaj proteste, si dhe i ka bërë me dije se një veprim i tillë e kthen Shqipërinë shumë vite prapa, në kohën e dikaturës, ku tubimet ishin të ndaluara.

Frika nga protesta, -shprehet Ndocaj në mesazhin e dërguar ministrit Sandër Lleshi,-është frikë nga sistemi i hajdutërisë dhe i padrejëtsisë që ka instaluar gjatë këtyre 28 viteve klasa politike në Shqipëri.

Ndocaj, ka apeluar bashkëqyetarin e tij mirditas, ministrin e brendshëm Sandër Lleshi, të mos bjerë viktimë e sistemit të korruptuar të qeverisë së narkotrafikantëve të “rilindjes”, por të qëndrojë në lartësinë e vlerave dhe të dinjitetit të burrave mirditorë, të cilët i kanë dhënë shumë kombit shqiptar.

I mënjëhershëm ka qenë dhe reagimi i z. Lleshi, i cili ka “shpikur” si pengesë për mosdhënien e lejes, pikërisht atmosferën festive të festave të fundvitit, duke u “qarë hallin” “atyre që duan të festojnë”, -shprehet në përgjigjen e tij ministri i brendshëm sandër Lleshi.

Ja komunkimi i plotë i ndërsjelltë mes tyre: