Protesta e studentëve/Eduart Ndocaj apelon: Mos u dorëzoni! Shqipëria i ka sytë nga ju. Jeni thirrur në misionin historik të përsëritjes së dhjetorit

Kryetari i PBDKSH, Eduart Ndocaj, përmes një video-komunikimi të shpërndarë në rrjetet sociale, me rastin e 8 Dhjetorit- Ditës së Rinisë, ka përshëndetur rininë studentore, e cila prej disa ditësh është ngritur me një kurajo ta pashoqe kundër mafias qeveritare, e cila përmes sistemit korruptiv që ka krijuar, po zhvat dhe po vjedh cdo ditë shqiptarët, duke vrarë shpresën dhe ëndrrën e këtyre të rinjve për një jetë më dinjitoze dhe duke venitur aspiratën e popullit tonë për integrim.

Ndocaj, në video-komunkimin e tij të shpërndarë, ndër të tjera ka nënvizuar rolin e këtyre të rinjve në këtë protestë, e cila tashmë është shndërruar në frymëzuese për cdo shqiptar dhe jep shpresë për përmbysjen e kësaj oligarkie sunduese.
Apeli i kreut të PBDKSH, drejtuar studentëve për të mos u tërhequr nga misioni i tyre, deri në përmbushjen e qëllimit, është në sinkron me solidarizimin që “kaubojsi” prej disa ditësh u jep studentëve duke qenë i bindur se kauza e protestës është e drejtë dhe se shumë shpejt do të materializohet me fitoren e tyre, duke i dhënë mësime të vyera politikës shqiptare.

Ndër të tjera, Ndocaj u shkruan studentëve:

Mos u dorezoni!
U emocionova shume mes jush, u emocionova shume mes turmes qe fal shprese.
U emocionova shume mes jush te dashur studente.
Uroj qe asgje te mos ju bej te terhiqeni pervec plotesimit te kerkesave.
Mos pranoni politike, ju ja dilni vetem, jam I sigurt per kete.
As opoziten mos e pranoni ,do qe tju perdore si shkalle per tu ngjitur ne pushtet.
Largoni Ministren Kukull te Arsimit, Ministren me te paafte te Arsimit ne Shqiperi, largojeni me cdokend qe e rrethon dhe e mbikeqyr.
Jeni me te miret!
Jeni frymezim!
Jam me ju!

Ndiqeni të plotë video-komunikimin përshëndetës:

Mos u dorezoni! U emocionova shume mes jush, u emocionova shume mes turmes qe fal shprese. U emocionova shume mes jush te dashur studente.Uroj qe asgje te mos ju bej te terhiqeni pervec plotesimit te kerkesave.Mos pranoni politike, ju ja dilni vetem, jam I sigurt per kete.As opoziten mos e pranoni ,do qe tju perdore si shkalle per tu ngjitur ne pushtet.Largoni Ministren Kukull te Arsimit, Ministren me te paafte te Arsimit ne Shqiperi, largojeni me cdokend qe e rrethon dhe e mbikeqyr.Jeni me te miret! Jeni frymezim!Jam me ju!

Posted by Eduart Ndocaj Faqja Zyrtare on Friday, 7 December 2018