PROTESTA E STUDENTËVE/ Eduart Ndocaj, merr takim me studentët para kryeministrisë dhe inkurajon protestën: Ju keni ndezur shpresën tek shoqëria shqiptare. Rezistencë dhe bashkim deri në plotësimin e kërkesave tuaja

Duke qenë mbështetës pa rezerva i kauzës së tyre, Eduart Ndocaj, vizitoi në orët e mrëmjes studentët protestues, të cilët ndodhen para kryeministrisë, duke sfiduar të ftohtin dhe shiun që ka përfshirë gjatë gjithë ditës kryeqytetin.

Në takimin e tij me studentët, Ndocaj ka pohuar dhe nëj herë mbështetjen e tij ndaj kauzës së tyre, si dhe u ka bërë thirrje të jenë të bashkuar, pasi kanë përballë një kryeministër, i cili është i prirur për të krijuar diversione mes radhëvë të protestuesve.

Në bashkëbisedimin e tij me studentët protestues, Ndocaj i ka inkurajuar për rezistencë, deri ën “dorëzimin” e Ramës, pasi, ju keni ndezur shpresën tek shoqëria shqiptare, do të nënvizonte “kaubojsi”, e cila më së shumti ishte në gjendje të mpirë, pa nervin e duhur të reagimit qytetar.

Gjithashtu, Eduart Ndocaj, u shpreh, se të gjithë ne duhet të jemi krenarë për rininë e sotme, e cila nuk po i nënshtrohet oligarkisë dhe krimit, por përkundrazi, po ngrihet fuqishëm që ta luftojë atë dhe të rikthejë besimin e të jetuarit në vendin e saj.
Ndocaj, u premtoi studentëve mbështetje qytetare dhe politike, pasi sipas tij, tashmë kjo cështje është e tërë shoqërisë shqiptare dhe jo vetëm e studentëve.