Protesta e studentëve/ Konfirmojnë organizatorët: Protesta do të vazhdojë nesër para kryeministrisë dhe nuk do të ndërpritet. Mediat dhe portalet pranë qeverisë japin desinformacione

Qeveria shqiptare po bën përpjekje të pafundme për të dështuar protestën e studentëve, ku përmes mediave dhe portaleve të saj, jep lajme të gënjeshtërta se gjoja këshillat studentore kanë pranuar lëshimet e ministrisë së arsimit.

Burime për InfoPressAlbania, bëjnë më dije, se studentët janë të vendorur për ta vazhduar protestën e tyre, deri në përmbushjen e plotë të kërkesave, pasi ata janë të bindur se qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe i ministrisë së arsmit është një përpjekje për të fituar kohë dhe për të dështuar këtë lëvizje të fuqishme, e cila mund të tronditë themelet e pushtetit të tyre.

Burimet tona, bëjnë me dije se protesta do të zhvendoset nesër në ora 10:00 para kryeminitrisë, duke sfiduar në mënyrë civile kryeministrin, i cili pak ditë më parë përmes arrogancës së tij u përpoq të intimidonte protestën duke fyer studentët pjesëmarrës.
Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë protestën e studentëve deri në përmbushjen e plotë të kërkesave tona, ndaj dhe apelojmë të gjithë studentët të mos bien pre e asnjë përpjekjeje që synon përcarjen tonë, -shprehen burimet tona.

Protesta vazhdon sërish nesër në ora 10:00 para kryeministrisë.