Protesta/Me goma në duar, studentët: Nxirrni doktoraturat, të shikojmë plagjaturat

“Nxirrni doktoraturat, të shikojmë plagjaturat”, kjo është një prej hirrjeve të studentëve, që janë duke protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Disa prej tyre kanë mbajtur edhe goma , në duar ç’ka simbolizon se studentët do të përpiqen të fshijnë gabimet që janë bërë në sistemin arsimor në Shqipëri.

Gjithashtu ata kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre dhe nëse kjo nuk ndodh do të hyjnë në grevë urie.

Në këtë protestë ka qenë edhe ish-zv/ministri i Arsimit Taulant Muka.