Protestat anëkënd Shqipërisë, Eduart Ndocaj nga Zjarr TV ka një apel: Rama t’a “shkruajë në akull” se mund të jetë më kryeministër. Shumë shpejt do të jetë një azilant politik si ish-homologu i tij maqedonas

I ftuar në emisionin ‘Shkruaje në akull” të gazetarit Ismet Drishti, tek TV Zjarr, kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj, ka bërë një ekspoze të situatës aktuale politike, duke ironizuar qëndrimet kaotike dhe të dyzuara të kryeministrit me studentët, të cilët herë i etiketonte “ngelës”, dhe herë tjetër u lutej atyre për dialog.

Ky qëndrim i dyzuar i Ramës, vjen si pasojë e gjendjes së tij të rënduar psikologjike dhe nën efektin e përdormit të substancave narkotike nga kryeministri,-do të shprehej “kaubojsi” në studion e emisionit.

Përmes humorit dhe finesës plot sarkazëm dhe ironi, Ndocaj do të bënte një parashtrim të gjendjes aktuale ekomike dhe politike në vend, ku ai, herë pas herë evidentonte dëështimin tërësor të qeverisjes aktuale, si dhe nënvizonte rolin e kryeministrit në lidhjet e tij me botën e krimit, duke e akuzuar Ramën, si dirigjuesin e klaneve kriminale që janë konfiguruar në realitetin shqiptar.

Ndocaj, përmes këtij emisioni mjaft të ndjekur, ka apeluar qytetarët shqiptarë të ngrihen në lartësinë e qytetarëve europianë, të cilët nuk lejojnë asnjë qeveri apo kryeministër të nëpërkëmbë dinjitetin e tyre, por përkundrazi ngrihen fuqishëm përmes protestave, sic është rasti i qytetarëve francezë, të cilët protestuan para pak ditëve duke detyruar qeverinë franceze të tërhiqet nga masa e propozuar për rritjen e cmimit të karburanteve.

Më pas Ndocaj, publikisht u solidarizua në mbështetje të protestave të ndryshme, duke artikuluar se janë kauza të drejta, për të cilat kërkohet sensibilizim mbarëqytetar. Ai përmendi, protestën e studentëve, dhe atë të banorëve të ‘Unazës së Re”, duke apeluar për rezistencë, pasi tashmë qeverisja ka rënë dhe Rama shumë shpejt do të jetë një azilant politik si ish-homologu i tij maqedonas.

Ndiqeni të plotë emisionin plot batuta dhe të qeshura të Ndocajt në studion e TV Zjarr: