Pse duhet të porosisim shishen më të lirë të verës kur shkojmë në restorant?

“Prodhuesit e verës janë shumë të pasinqertë për sa i përket çmimit të pijes alkoolike”.

Kështu shprehet kritiku i restoranteve, Jay Rayner, i cili pohon se është irrituar nga lista e çmimeve.

Ai tregon për “Daily Telegraph” se listat e çmimeve të verës janë gjithë probleme, pasi ato janë shumë të shtrenjta dhe konsumatori gjithmonë del i humbur.

Ai tregon rastin e një shishe vere, e cila në supermarket është 8 dollarë dhe në restorant është 40 dollarë. Jay Rayner këshillon gjithashtu që në restorante të blihet shishja më e lirë e verës, sepse restorantet janë ende pa rregulla të mirëfillta dhe standarde të mirëpërcaktuara.

Pronarët e restoranteve deklarojnë se është e justifikuar nxjerrja e parave nga vera, sepse fitimi në pjatat e ushqimit është shumë i cunguar, kështu sipas tyre ata duhet të nxjerrin koston e gotave të verës, larjes dhe pastrimit.