RAMA NË DIMRIN E VETËFUNDOSJES (Studentët, ura e pashembur). KRYEMINISTRI KËRKON MBËSHTETJE NGA KINA

Nga: Agron Prebibaj, gazetar ish student i dhjetorit 90-të

Përfundimisht asgjë nuk vjen e habitshme nga ana e kryeministrit Rama si krijesa më e keqe e politikës shqiptare, personaliteti më i lig shqiptar, i cili përpiqet të mashtrojë domosdoshmërisht në hobin e tij.
Ai sot në parlament ju jep të drejtë studentëve por kërkon dialog, përpiqet të ironizojë opozitën, sulmon në paqartësinë e tij eksponentë të Partisë së Punës e komuniste, por papritmas i vjen përkrahja nga Kina komuniste.
Nuk do merrem me frymen komuniste të studentës së mjeksisë e vendosur në Kinë, por kontradita Rama në mosbesueshmërinë e tij përballë askujt.
Secili socialist në Shqiëpri sot ndodhet i turpëruar me veprimet e papërgjegjëshme e liderit të tyre, socialistët janë pasuri kombëtare, por jo kurrë nuk janë socialistë këta që qeverisin, përjashto Pandeli Majkon i cili nuk po reagon.
Sot më shumë se kurrë me shikim nga studentët të cilët po heqin frikën e protestës mbarëkombëtare për liri e të drejta ekonomike.
Shqipëria sot ka përballë kryeministrin më arrogant, më të pa shpirt i vendosur në ëndrrën e Erdogan-Putinit, pse jo dhe plus në ambiciet e tij kur mbush hundët.
Të thafshin krahët-thonë verioret, thefsh qafën thonë jugoret, mesazhi më i qartë ky në perëndimin e perandorisë.
Edi Rama shgarravina e pikturave të tij po përmbyll me turp historinë politike si njeriu më i pabesë shqiptar i cili krijoi varfëri, krijoi Shqipërinë e drogës e vjedhjeve nëpërmjet konçensioneve, krijoi vrasjen në familje si pasojë e krizës sociale, largoi rininë shqiptare në azile, hapi burgje për rininë e mbetur këtu, ç’nderoi me mijëra kryefamiljar për një abuzim në energji apo tjetër vogëlsi.
Kjo protestë studentore po vitalizon shoqërinë e po heq frikën e cila tashmë duket si shërbesë e fortë qytetare.
Por tashmë studentët e rinj me patjeter duhet të kërkojnë mbështetjen sëpari të prindërve të tyre, të gjithë shoqërisë, pse jo edhe të politikës.
Kryeministri që vetëm duhet shporrur pa asnjë negociatë apo kompromis pasi ai varfëroi shoqërinë tonë, 40% e shqiptarëve në festën e Bajramit të cilët nuk kishin mundësi të blinin 1 kg mish, tashmë përqindja vjen në rritje për Krishtlindje e Vitin e Ri, e njëjta gjë për studentët që sot janë në ballë të protestës së tyre të ligjshme.