Rama në panik, thërret urgjent Sandër Lleshin, dronët e qeverisë monitorojnë nga lart…

Kamerat kanë kapur hyrjen urgjente në godinën e kryeministrisë, të ministrit të brendshëm Sandër Lleshi. Duket se kryeministri kërkon të sigurohet personalisht, për masat e marra në lidhje me protestën dhe dinamikën e saj.
Vëzhgimi i protestës ndiqet për të gjithë kohën me kamera të fshehta të punonjësve të specializuar të Policisë së shtetit, porse tani për të spiunuar protestën, është shtuar edhe një sasi e konsiderueshme dronësh, të pajisur me kamera dhe aparate fotografike, që bëjnë filmime nga lart.
Ndryshe nga parashikimi që bëri qeveria, numri i protestuesve vjen e rritet gjithmonë e më shumë, duke krijuar ankth edhe pasiguri, në vetë administratën e bunkerizuar të kryeministrisë./360grade.al