Rama tek “Top Show”, reagon Eduart Ndocaj: Turma e servilëve dhe militantëve partiakë marrin porosi për t’iu kundërvënë studenteve. Shfaqje e shëmtuar!

Degradimi i mediave nën kontrollin e qeverisë shkon deri aty, sa që investohen deri në kundërvënie ndaj studentëve, rast unikal në botën demokratike. Emisioni ‘Top Shoë” i Alban Dudushit, është shprehja më e qartë e ndikimit që ka paraja e pistë në manipulimin e opinonit publik.

Turma e militantëve partiakë, me porosi të teveqelëve dhe bastardëve që kurojnë imazhin mediatik të kryeministrit, po jep sonte shfaqjen më të shëmtuar të një konsumizmi mediatik të dalë boje dhe për të cilin shoqëria shqiptare nuk ka hic nevojë.

I tillë ka qenë reagimi i kreut të PBDKSH, Eduart Ndocaj, i cili përmes një shënimi në rrjetet sociale, ka lëshuar gjithë neverinë e tij ndaj kësaj shfaqjeje të shëmtuar që vjen me qëllimin e sfumimit të protestës studentore.

Ndocaj, përmes këtij shënimi ka lëshuar apelin ndaj studentëve për rezistencë dhe përshkalëlzim të protestës, pasi ju po i bëni një nder të madh gjithë shoqërisë shqiptare, e cila shihet qartë se është kthyer prapa në kohë, ku turma e servilëve dhe militantëve partiakë marrin porosi për t’iu kundërvënë atyre që po kërkojnë thjeshtë të drejtat më minimale.
Ndiqeni reagimin e plotë të z.Eduart Ndocaj: