Reagon Boçi, nxjerr ‘blof’ Ramën: 5 thjesht-shpifjet e Kryeministrit

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas postimi të kryeministrit Edi Rama në Twtter, lidhur me protestën e studentëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Biçi shprehet: “Rama na paska pretenduar 5 “të vërteta” të thjeshta që sipas tij rrëzojnë protestën legjitime të studentëve.

Këto realisht nuk janë aspak të vërteta, por shpifje”.

Ndërkohë rendit të gjitha ato që sipas tij Rama i ka shpifje e jo të vërteta.

“Le t’i marrim me rradhë.

Rama shpif keq, kur thotë se:

1 – Tarifat s’i përcakton Ministria po Universiteti.

Por Ligji i Ramës, për Arsimin e lartë në nenin 7, pika f, përcakton saktë, se:

MINISTRIA I PROPOZON KËSHILLIT TË MINISTRAVE KUFIRIN MAKSIMAL TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT. (foto 1)

Vetë VKM-ja e Ramës, nr 288, dt 215.2018 e kontestuar pikërisht për këtë arsye nga studentët, përcakton këtë kufi.

Pra Rama shpif për Ramën. Rama ka pasur të gjithë hapësirën ligjore për mos ta rritur tarifën.

2 – Asnjë tarifë nuk është rritur nga 2014.

Shpifja këtu është e bukur, sepse Rama i referohet vetes, pra 2014-s.

Por ja ç’thotë OPEN DATA që i referohet Ministrisë, duke krahasuar tarifat midis 2010-2011 dhe 2015-2016:

TARIFAT POTHUAJ JANË DYFISHUAR. Tabela flet qartë (foto 2).

3 – VKM për tarifën e mbetësve – vazhdon shpif Rama – është kërkuar nga universitetet.

Por ligji në nenin 6 dhe 98, përcakton qartë cilat janë LLOJET E DETYRIMET PËR TARIFAT QË PAGUAN STUDENTI, plus ato të shërbimit nga IAL.

TARIFA E SHKOLLIMIT PËR KREDIT (E MBETËSVE) NUK EKZISTON NË LIGJ E NUK ËSHTË AS TARIFË SHËRBIMI. Edhe sikur të ekzistonte, nuk do kishte nevojë fare për një VKM. (foto 3, 4, 5)

4 – Efekti i VKM nis vitin tjetër – shpifja e shëmtuar e Ramës.

VKM NR. 288, KA HYRË NË FUQI 15 DITË PAS BOTIMIT NË FLETOREN ZYRTARE, në Maj 2018 dhe provimet e mbartura për përsëritësit janë tani afër, në Janar-Shkurt 2019. (foto 5)

5 – Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM.

Kjo është shpifje nga frika e hutimi, sepse:

VKM-në SI AKT LIGJOR DUHET DHE MUND TA RISHIKOJË VETËM AUTORI RAMË. Universiteti vetëm e zbaton.

Hajt e mos e quaj pastaj Kryeministrin shpifës me patentë!!!!?”

Fotografia e Luciano Boci

Fotografia e Luciano Boci

Fotografia e Luciano Boci

 

Fotografia e Luciano Boci

 

 

Ja çfarë shkruante Kryeministri:

Thjesht e vërteta: 1.Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2.Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014 3.VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4.Efekti i VKM nis vitin tjetër 5.Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM.