Refuzimi i studentëve për protestuesit e “Astirit”, Eduart Ndocaj ka një mesazh: Të bashkuar, fitorja është më e shpejtë dhe nuk duhet harruar, se kemi përballë mafian dhe oligarkinë

Kryetari i PBDKSH, Eduart Ndocaj, një nga mbështetësit më aktiv të protestave të kohëve të fundit, qoftë ajo e banorëve të “Astirit”, qoftë kjo e studentëve, u ka bërë thirrje studentëve protestues, të mos refuzojnë mbështetjen e qytetarëve dhe të banorëve të tjerë, pasi tashmë uragani popullor nuk do të ketë të ndalur deri në largimin sa më parë të kryeministrit të vendit dhe të qeverisjes më antikombëtare që njeh historia moderne e Shqipërisë.

Ndocaj, gjithnjë është shprehur solidarizues me protestat dhe është parë shpesh në mesin e tyre, vecanërisht tek protesta e banorëve të “Unazës së Re”, por edhe kësaj radhe ai kë ka përshëndetur rininë studentore, e cila prej disa ditësh është ngritur me një kurajo ta pashoqe kundër mafias qeveritare, e cila përmes sistemit korruptiv që ka krijuar, po i zhvat dhe po i vjedh cdo ditë studentët përmes tarifave për arsimimin e tyre, por nuk ka hezituar t’u japë dhe nëj këshillë studentëve protestues, ndaj ët cilëve u ka kërkuar të pranojnë mbështetjen e gjerë qytetare, si dhe të mos refuzojnë bashkëngjtjen e protestuesve të “Unazës së Re”, sepse dhe këta të fundit janë ngritur kundër arrogancës qeveritare, e cila përmes sistemit korruptiv po kërkon t’u vjedhë pasurinë dhe pronën e tyre të ngritur me mund dhe djersë.

Të bashkuar, fitorja është më e shpejtë, përfundon mesazhin e tij, ish deputeti Eduart Ndocaj.