Rozana Radi shpreh dëshirën për Babagjyshin, por gjithë të famshmit nuk po mbajnë dot lotët

Në sezonin e festave, një nga traditat është t’i shprehësh dëshirën Babagjyshit. Dhe kjo traditë shpesh kthehet në formë humori mes të rriturve, të cilët nuk besojnë më se ekziston një i tillë, ndryshe nga koha kur ishin fëmijë.

Rozana Radi shprehu dëshirën më të madhe që ka dhe i bëri të gjithë të qanin… nga të qeshurat.

“I dashur Babagjysh, ashtu si vitin që shkoi, edhe këtë vit, dëshiroj të më sjellësh para. Dëshirën po ta nis të shkruar në letër smeril që mos të fshish b*thën me kërkesën time, siç bëre vjet”, shkruhet në postimin e këngëtares në Instagram.

Reagimi i ndjekësve? Të gjithë nisën të qeshnin dhe mes komenteve nuk mungonin as ato të personazheve të njohur publikë, si Marina Vjollca apo Aurela Gaçe.