RRUGA CURRAJ EPER, SFIDË PËR KRYEMINISTRIN RAMA (Kryebashkiaku i Tropojës Besnik Dushaj me veprën e guximit shqiptarë i mbështetur nga kalorësit e rrugës)

Nga, Agron Prebibaj

Asësi nuk mund të jetë ndryshe, vetëm një sfidë e fortë që Bashkia Tropojë i bëri kokëminisrit Rama për 2018, duke mundësuar çuarjen e rrugës prej 11,5 km në prehrin e bjeshkëve të Namuna, në mrekullinë shqiptare Curraj Eper.
Siç e kam theksuar edhe më parë kryebashkiaku Dushaj e kishte vendosur nisjen e rrugës megjithëse me portofolin e paplotë por Zoti do ti sillte menjëherë bashkëpunimin e drejtëpërdrejtë nga atletët të cilët u shndërruan në kalorës, kjo e para dhe e vetmja shqiptare.
Nuk kam aspak qëllim ta politizoj porse sëpaku duhet thënë se në këto 5 vite nuk është bërë asnjë vepër më e madhe publike, veçmas turizmin malor i cili u përket të gjitha stinëve.
E nisi Besnik Dushaj pinjolli i një kleriku të madh Tropojan e pagëzoi deputeti Isuf Çelaj të cilët u mbështeten menjëherë në organizim nga kalorësit e Curraj Eper të cilet jo gabimisht i kam krahasuar me korifejtë pasi arritën misionion e pamundur për të mbetur gjallë në përjetësi edhe si vepër edhe në të shkruar. Mbeshtetja e menjëherëshme e ardhur nga vrapuesit më të fortë shqiptarë me Dr.Mhill Gecaj, Skender Perpepaj, Pashko Gecaj, Agron Qokaj, Lekë Vatnikaj, Gjergj Prebibaj, Ndue Vatnikaj, Agron Prebibaj e plotë të tjerë, për t’u përqafuar nga gjithë Currajt për t’u bërë kontribues të zellshem në arritjen e rrugës së shpresës së humbur për fshatin e braktisur.
Pra çdo i Curraj Eper u gjend në krye të detyrës me përgjegjëshmërinë më maksimale e njerëzore duke rrokur fort vendlindjen.
Kjo ishte edhe krenaria ime me secilin bashkëpunëtorë të kësaj rruge.
Vërtetë kryevepra e ndjeshmërisë njerëzore shqiptare për më shumë se gjysëm shekulli. Gezuar!Fotografia e Agron Prebibaj