Seks te piramida: E vërteta e fotos+18 që po thyen rrjetin

Për këtë foto po flitet prej ditësh në median tradicionale dhe në rrjetet sociale. Një çift i veshur duket se po bën seks stil misionari në piramidën e njohur të Keopsit. Fotoja ka shokuar egjiptianët dhe jo vetëm. Qeveria dhe prokuroria e këtij vendi kanë nisur hetimet.

Fotoja është bërë nga danezi Andreas Hvid, 23 vjeç. “Q… në piramidë” e ka titulluar ai foton.

Por si qëndron e vërteta e fotos në lartësinë 140 metra? Hvid thotë se ka ëndërruar prej vitesh që të ngjitet në majë të piramidës.

“Atje lart ndjehesh euforik,” tha ai për mediat daneze.

“Por ne nuk bëmë seks. Ishte një skenë thjesht për kameran”, tha ai.

Edhe pse foton e ka titulluar ndryshe, ai thotë se ishte një gabim dhe kërkon falje.

Image