Shokuese, dhunonte nënën 101-vjeçare, arrestohet i biri

Një rast shokues dhune ka ndodhur në Bulqizë. Një 55-vjecar është arrestuar pasi ka rrahur nënën e tij 101-vjecare.

Zyrtarisht mësohet se Policia e Bulqizës ka arrestuar ditën e djeshme 55-vjeçarin Faik Alla, i cili akuzohet për dhunë në familje. Alla ushtronte dhunë sistematike ndaj nënës së tij, dhe mosha e saj mbi një shekullore nuk ka ndikuar në sjelljen e tij.

Policia thotë se 55-vjecari është arrestuar në banesën e tij, ku fqinjët kanë dëgjuar jo pak herë ulërimat e nënës së tij H.Alla.