Short drithërues në Ligën e Kampioneve: Pa fat Juve, Bayern dhe PSG!

Në Nyon të Zvicrës, u hodh mesditën e sotme, shorti i ruandit të 1/8-ave të UEFA Champions League.

Kampionët në fuqi të Realit të Madridit ishin me fat pasi peshkuan holandezët e Ajax të Amsterdamit, një sfidë që megjithatë ka shumë histori brenda pasi në fushë do të zbresin në total 17 trofe në këtë kompeticion.

Superpërballja e kësaj faze do të jetë ajo mes Liverpoolit dhe Bayern Munich, ndërkohë që shorti ka qenë i favorshëm për Barcelonën që do të sfidojë Lyonin dhe Manchester City-in që do të përballet me Schalke 04.

Short i vështirë për Juventusin që do të sfidojë Atleticon e Madridit, ndërkohë që ishte me fat Roma që kapi skuadrën më të dobët të vazos së parë pikërisht portugezët e Portos edhe pse në këtë gjëndje që është aktualisht skuadra e Di Francescos, vështirë se kryeqytetasit mund ti kalojnë portugezët.

Një duel mjaft interesant është ai mes Tottenham dhe Borussias së Dortmundit, ndërsa PSG është e avantazhuar ndaj anglezëve të Manchester United, por edhe kjo është një përballje shumë e bukur për t’u parë.

Raundi i 1/8

LIVERPOOL-BAYERN MUNICH
AJAX-REAL MADRID

ROMA-PORTO
LYON-BARCELONA
TOTTENHAM-BORUSSIA DORTMUND
MANCHESTER UNITED-PSG
ATLETICO MADRID-JUVENTUS
SCHALKE 04-MANCHESTER  CITY