‘S’kam këllqe’, studenti tall rektorin e UBT-së para Ramës

Një tjetër student i Universiteti Bujqësor është përplasur me kryeministrin Edi Rama. Teksa i ka kthyer përgjigje Ramës në lidhje me nivelin e formimit, i riu ironizoi shprehjen e rektorit të universitet, ku ky i fundit tha; “S’kam këllqe”.

“Na falni për edukatën, se kaq formim kemi. Se kemi një rektor që na tregon këllqet se sa i ka këtu. S’jam ekselent, kam dhe provime të mbartura”, tha studenti.

 

Studenti Edi Rama
Gjatë fjalës së tij para kreut të qeverisë dhe studentëve rektori tha se disa gjëra nuk janë në juridiksionin e universitetit.

“Nuk është në këllqet e mia që t’u jap përgjigje për të gjitha pikat pyetjet, pasi disa prej tyre dalin jashtë juridiksionin që ka universiteti”, tha rektori.

Kujtojmë se ditën e sotme një tjetër studente ia ‘plasi’ në sy kryeministrit faktit se rektori ia kishte mbajtur të fshehtë faktin se ai do të vinte në takim. Madje ajo pasi i bëri një pyetje se pse ishin rritur tarifat, u largua nga takimi.