Skandal/ Zbulohet se si Rama u hakmorr ndaj të riut që protestoi para ministrisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari në rrjetet sociale. Në denoncimin e qytetarit digjital shkruhet, se kryeministri Edi Rama po hakmerret ndaj të rinjve që po protestojnë.

Ai tregon se nipi i tij, 17 vjeçar kishte dalë të protestonte dhe pas kësaj, babai i të riut është pezulluar nga puna.

“Pershendetje zoti Doktor -me fal qe po u shqetsoj ne keto or te vona -dua te sqaroj sekam qen e djatht dhe do vdes keshtu por kushtet nuk me lejojn qe te dal ne protesta kam nje lokal qe mezi ushqehem dhe per kete arsye brenda 4 viteve kam mar 4gjobanga 3milion per dyhanin ne ambjent te jashtem .Por sot dua te shkruaj per dicka me te tmershme qe ndodhin me keta keltsh te Edvin Psikopatit .Kish dal nipi qe esht 17 vjec ne protest dhe ata sot menjeher lajmeruan te jatin do te pezullojm nga puna esht shum e dhimeshme gjej femijet tani duke qar se do heqin babin nga puna me thon te lutem denancoj sa me shum se nuk esht i vetem ky rast”, – shkruhet në mesazhin e qytetarit digjital.