Sot protesta kulminante e studentëve: Në 10:00, mijëra të rinj para ministrisë së Arsimit

Studentët nga e gjithë Shqipëria do të bojkotojnë mësimin sërish sot dhe do të bashkohen  orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë për të protestuar, për të kërkuar plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Protesta e nisur më 4 dhjetor do të shënojë sot ditën e saj të tetë dhe është fuqizuar dita ditës. Pjesëmarrësit në të jo vetë nuk kanë shfaqur shenja lodhjeje, por janë shtuar në numër me të ardhur nga universitetet e qyteteve të tjera. Sot, kur studentët pritet të finalizojnë revoltën e tyre, është njoftuar pjesëmarrja e të rinjve edhe nga Kosova në mbështetje të tyre.

Në rrjtete sociale është bërë thirrje që në protestë të vijnë edhe pedagogë e nxënës, edhe qytetarë në përkrahje të një kauze për të rinjtë.

Kjo është axhenda e publikuar për ditën e sotme:

Image