Stërgjyshja 91-vjeçare lidhet me 31-vjeçarin: Kemi jetë seksuale fantastike

Hape pak rrugën Madonna- në qytet është një tjetër e moshuar që lidhet me djem të rinj, madje 60 vjet më i ri se ajo. Marjorie McCool, 91 vjeç, nga Florida e SHBA, është e lidhur prej pesë vitesh me 31-vjeçarin Kyle Jones.

Stërgjyshja thotë se ka një jetë seksuale të mrekullueshme me të dashurin e ri.“Është diçka fantastike të dalësh me dikë që është më i ri se ti. Të bën të ndjeshesh e gjallë sërish. Ana fizike e marrëdhënies është e mrekullueshme. Më pëlqen, ai ma bën qejfin dhe unë ia bëj qejfin. Nuk ka gjë më të mirë”.

Kurse Kyle thotë se e ka kuptuar fiksimin e tij për të moshuarat që kur ishte 12 vjeç.

“Të gjithë janë të ndryshëm. Disa pëlqejnë biondet, brunet, femrat e shëndosha, të dobëta, etni të ndryshme. Mua më pëlqejnë të moshuarat”.

Mamaja e tij e mbështet zgjedhjen e të birit.

“Nuk u shkoj pas për shkak të parave ose trashëgimisë,” thotë ai, duke pranuar se ka bërë seks me shumë femra të moshuara.

“Njerëzit nuk duan të mendojnë se gjyshërit e tyre nuk bëjnë seks, pasi besojnë se ata nuk e bëjnë. Por ata bëjnë seks- disa prej tyre me mua,” thotë ai.