Studentët e Shkodrës i bashkohen protestës në Tiranë

Studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë vendosur që ditën e sotme të mos protestojnë në Shkodër por t’i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë.

Tashmë studentët e kryeqytetit kanë kërkuar që studentët nga rrethet e tjera të bashkohen në Tiranë dhe kështu studentët e Shkodrës i janë përgjigjur pozitivisht duke u nisur që në orët e mëngjesit.

Studentët e universitetit të Shkodrës shprehen se nuk do ta ndalin protestën e tyre dhe do të rikthehen për të protestuar në Shkodër ditën e hëne ose të marte për të rinisur protestat në Shkodër deri në plotësimin e kërkesave të tyre.