Sugjeroi studentët për dialog, “kaubojsi” i lëshoi Noizyt batutën e radhës: “Noizy i tallavasë me 5 vjecare u jep mend mbi 10 mijë studentëve…”

Protesta disaditore e studentëve, krahas debatit të madh politik mes palëve, ka sjellë dhe qëndrimet e ndryshme mes personazheve të botës së shoëbiz -it shqiptar, të cilët përmes opinoneve të tyre, kanë shfaqur pikëpamjet dhe këndvështrimet rreth protestës.

I fundit ka qenë reagimi i Rigels Rajkut, ose sic njihet ndryshe nga publiku NOIZY, i cili u sugjeroi studentëve të dialogonin për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Ky qëndrim i mbajtur, sigurisht që ka ngjallur reagimin mosmiratues të studentëve, të cilët me komente të shumta kanë mbajtur qëndrim josimpatizues ndaj Noizyt.

Duke parë këtë përjekje të Ramës, i cili mundohet të “rekrutojë” personazhe të botës së shoëbizi-it me synim ndikimin në ecurinë e protestës, padyshim që në “lojë” janë futur dhe personazhe të jetës politike të vendit, që kanë mbajtur qëndrime tallëse dhe ironizues ndaj “fushatës për dialog” të inicuar nga makineria propagandistike e Ramës.

I tillë ka ardhur dhe reagimi i ish-deputetit Eduart Ndocaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ka sjellë një video të bërë në shkollën e Oroshit të Mirditës, për të ironizuar këtë farsë të inskenuar nga kryeministri.
Ndocaj, përmes kësaj videoje, e falënderon Noizyn për popullaritetin e tij që ka në anët e Mirditës, emri i të cilit gjendet i shkruar kudo, madje dhe në objekte të një rëndësie të “vecantë”.

Përmes këtij reagimi, Ndocaj nxjerr në pah degradimin e të ashtuquajturve artistë, të cilët vihen verbërisht në shërbim të kryeministrit të vendit, duke mos përllogaritur aspak kauzat e njerëzve që protestojnë.

Ja postimi i plotë i Ndocajt:

“NOIZY I TALLAVASË ME 5 VJEÇARE U JEP MEND MBI 10 MIJË STUDENTËVE QË S’KANË LEKË PËR TË MBARUAR STUDIMET DHE I BASHKOHET VELINËS DHE BANDËS SË EDVINIT ME PATURPËSINË MË TË MADHE”.

NOIZY I TALLAVASË ME 5 VJEÇARE U JEP MEND MBI 10 MIJË STUDENTËVE QË S'KANË LEKË PËR TË MBARUAR STUDIMET DHE I BASHKOHET VELINËS DHE BANDËS SË EDVINIT ME PATURPËSINË MË TË MADHE.

Posted by Eduart Ndocaj on Monday, 17 December 2018