‘Tërmeti’ në qeveri/Kush janë dy ministrat që Rama u la afat dhe kujt nuk ju përmendi emri

Teksa njoftoi një nga një gjithë ministrat që largoi nga kabineti qeveritar, duke i atribuuar padyshim shumë falënderime për punën, sipas tij, kolosale të kryer, kryeministri Edi Rama ka veçuar dy ministra të Qeverisë, që do të vazhdojnë të mbeten në detyrë, por me një paralajmërim: Afat deri në muajin qershor për të mbërritur objektivin që ai pret prej tyre.

 

 

Ministrat-qe=shpetuan

 

Bëhet fjalë pikërisht për ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi dhe ministren e Shendetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Blendi Klosi e di afatin që ka, deri në fund të qershorit, e di edhe detyrën që ka e nëse do ta zbatojë do të jetë gëzimi për fitoren e plotë të zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Po kështu Ogerta e di shumë mirë se ca pritet prej saj në gjashtë muajt e ardhshëm”- tha Rama, pa bërë komente të tjera.

Nuk mund të mos binte në sy fakti që në atë fjalë të gjatë disa prej ministrave nuk u përmendën nga Rama. Pikërisht, ministri për Diasporën Pandeli Majko; ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.