Trajtimi i shtrenjtë i Schumacher, përmirësim nga ana e tij

Michael Schumacher, nuk qëndron më i shtrirë në shtrat dhe nuk ushqehet më me tuba.

Familjarët e tij kanë hedhur dritë të re mbi gjendjen e kampionit të Formula 1 i cili pësoi aksident në vitin 2013 teksa bënte ski në Alpet Franceze. Pavarësisht nga raportimet në muajin mars, ku thuhej se legjenda e F1 kishte mbetur i paaftë për të folur apo për të ecur, Sportsmail ka mësuar se ai nuk është më i shtrirë.

Mail Online njoftoi se Schumacher po merr një trajnim intensive dhe fizioterapi që vlerësohet të kushtojë më shumë se 50 mijë paund në javë. Schumacher mbush plot 50 vjeç më 3 janar, vetëm 5 ditës pas 5-vjetorit të tragjedisë që i ndryshoi jetën atij përgjithmonë.