U ndesh me Albin dhe Albën, Klaudia tregon se ç’ndodhi në takimin me ish-burrin

Klaudia Pepa balerina e njohur shqiptare këtë vit së bashku me moderatoren Bora Zemani dhe Ardit Gjebrean kanë moderuar spektaklin “Kënga Magjike”. Klaudia duhet thwnw se ka shkëlqyer në dy netët gjysmëfinale, ndërkohë që pritet që ajo të sjell dhe shumë surpriza në natën finale.

Siç ka treguar dhe në intervista të ndryshme, ajo ka qenë shumë e emocionuar për këtë eksperiencë duke qenë se pas shumë vitesh rikthehet tek publiku i saj.

Mirëpo, të shumtë kanë qenë ata që donin të dinin nëse Klaudia është përballur me ish bashkëshortin e saj Albi Nako dhe me balerinën Alba Hoxha.

Së fundmi në një intervistë për “Thumb” Klaudia ka rrëfyer se çfarë ndodhi kur Alba dhe Albi shkuan për ta takuar.

“Para ca ditësh ai ishte me grupin e baletit dhe me Albën. Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi edhe Albi, edhe Alba dhe u treguan shumë të mirë e të dashur. Edhe unë gjithashtu i putha e i përqafova”, tha Klaudia.