‘U plake pa të dashur, të iku jeta beqare’ Greta Koçi i mbyll gojën fansit

Greta Koçi është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar.
Ajo ka dashur gjatë gjtihë kohës të mbajë larg ekranit jetën e saj private duke lënë të kuptohet se nuk ka dikë pranë saj.

Këtë fkt ja kanë vënë në dukje edhe fansat duke I thënën se mbeti beqare.

Një ndjekës në Instagram i ka vënë së fundmi në dukje Gretës pikërisht këtë detaj. Ai i shkruan këngëtares se në fakt ajo po plaket pa të dashur, mirëpo përgjigjia e Gretës me siguri e ka lënë ndjekësin me gisht në gojë.

“Së pari, qëllimi i jetës nuk është vetëm për të dashur, por të kesh dashuri me të gjithë njerëzit e zemrës, të kesh sukses dhe të jesh i zoti ti bësh ballë jetës me dinjitet, në mënyrë që ai “Dashuria” kur të vijë tek ty, të të dojë e respektojë me tërë zemrën dhe të jetë i gatshëm që bashkë me ty të ndërtojë një jetë të bukur dhe të shëndetshme. Të garantoj që ai që do vijë drejt meje nuk do jetë i dashur por do jetë burrë me plot kuptimin e fjalës dhe do jetë njeri me vlera dhe integritet.”- shkruan këngëtarja në postim.