U vetëdeklaruan të ikur nga PD, Basha lë jashtë Këshillit Kombëtar Boden, Patozin, Bregun dhe Rulin

PD ka mbledhur pasditen e sotme Kryesinë e Partisë Demokratike, një ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar për të votuar Këshillin e ri Kombëtar.

Mësohet se kandidatët për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar do jenë të gjithë anëtarët aktual dhe ish deputetët e PD. Basha ka deklaruar se në listë nuk janë ata ish-deputetë që janë vetëdeklaruar se nuk janë pjesë e PD-së.

Në garë janë edhe disa prej të cilëve që njihen si kritikë të Bashës, konkretisht Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edit’h Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Gent Minarolli.

Ish-deputeti dhe ish-ministri demokrat Arben Imami, ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, ai u shpreh se mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratik nesër, po bëhet në kundërshtim me rregulloren e partisë.

Në garë për në Këshillin Kombëtar prej 170 vendesh, janë 350 kandidatë. Mbledhja nis nesër në orën 11:00.

Disa nga emrat e propozuar nga Basha:

Tomorr Alizoti

Igli Cara

Bislim Ahmetaj

Edhit Harxhi

Edvin Kulluri

Ledina Alolli

Endira Bushati

Gent Malko

Julian Deda

Suzana Guxholli

Aleksandër Biberaj

Gazmend Oketa

Çlirim Gjata

Bardhyl Londo

Rezart Prifti

Robert Budina

Ardian Isufi