“Unaza” – Banorët bllokojnë rrugën. Basha: Revoltë qytetare që po vlon

Banorët e Unazës së Re kane dalë sërish sonte në protestë kundër shembjes së banesave të tyre. Kjo është dita e 32 që banorët të cilet preken nga ndërtimi i Unazës së Re dalin në rrugën kryesore të Tiranës, duke kerkuar dëmshpërblim të plotë për pronat e tyre.

Protestës i është bashkuar sot dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Qytetarët dhe deputetët e opozitës kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve te Unaza e Re, afër zonës së “Astir”. Ndërkohë forca të shumta policore janë të pranishme në protestë.

Opozita ka mbështetur këtë protestë që në ditët e para të saj dhe ka përkrahur banorët për dëmshpërblim të plotë. Veç të drejtave të banorëve, opozita ka kërkuar llogari nga qeveria dhe për projektin dhe e Unazës së Re. Sipas PD dhe LSI, projekti prej 48 milionë euro për 2.2 km është një aferë e pastër korruptive. Nderkohe Prokuroria hesht per kete afere te madhe korruptive mu ne mes te kryeqytetit.

Banorë të shumtë po kërkojnë që protesta të shperngulet nga Unaza direkt para zyrës së Kryeministrit.

Në ditën e 32 të protestës së banorëve, Basha ka bërë thirrje për bashkim dhe për fitore kundër qeverisë.

Kreu i PD-së u ka bërë thirrje dhe intelektualëve që të bashkohen me protestën.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Protestës së banorëve të Astirit u janë bashkuar edhe intelektualët.

Shumë prej tyre nuk kanë ardhur dhe u bëj thirrje që të mposhtin frikën dhe të vijnë këtu.

Taksat në vend që të shkojnë për përmirësismin e jetës së shqiptarëve, po shkojnë për të mbushur xhepin e agait të Surrelit.

Ne, deputetët e opozitës, Partia Demokratike dhe unë do të jemi në krah në çdo moment.

Edi Rama dhe Veliaj kanë bërë gjithçka për ti përqarë, por ata nuk ja kanë dalë dot.

Sot në një betejë kundër vjedhjes janë ngritur edhe studentët.

Kjo është një revoltë qytetarë që po vlon në çdo cep të Tiranës, por dhe në çdo cep të Shqipërisë.

Mos u dorëzoni ju, mos u dorëzoni ju o të rinj, o studentë, siç nuk dorëzohen këta banorë. E keqja është që të ju ndajë dhe të ju trajtojë secilin veç.

Çelësi jonë është të qëndrojmë të bashkuar kundër vjedhjes në Unazën e re, në shkolla, në bulevardin e ri e në Shkozë.

Unë jam e do të jem në krah të çdo proteste. Por thirrja që kam unë për çdo shqiptar që Edi Rama i është futur në xhepin e tyre është të ngrihemi dhe të qëndrojmë së bashku.

Do të fitojmë shpresën dhe fatin tonë.

LIVE – Sëbashku me grupin parlamentar të opozitës në mbështetje të protestës së banorëve të zonës së Unazës së re.

Posted by Lulzim Basha on Wednesday, 5 December 2018

 

LIVE – Kryetari Basha dhe grupi parlamentar i opozitës në mbështetje të banorëve të Unazës së Re që protesojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga projekti korruptiv i qeverisë.

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Wednesday, 5 December 2018