URIMI/Shpallja kampion bote e boksierit shqiptar, Eduart Ndocaj adreson urimin egzaltues: Flamuri shqiptar u ngrti në piedestalin më të lartë botëror nga lezhiani, Jurgen Uldedaj

Fitorja e mbrëmshme e boksierit shqiptar Jurgen Uldedaj, përballë boksierit argjentinas, si dhe shpallja kampion bote për peshat crusserëeight në kategorinë ëBO Junior, është një lajm sensacional për spordashësit shqiptarë, të cilët, menjëherë pas përfundimit të këti dueli, kanë shpërthyer në rrjetet sociale, duke i shprehur urimet dhe përgëzimet boksierit të talentuar shqiptar.

Një mesazh urimi dhe me nota krenarie, ka përcjellë dhe kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj, i cili e uron bashkëqytetarin e tij, për sa më shumë fitore dhe për një karrierë sa më brilante në sportin e “burrërisë”.

Ndocaj, mesazhin e tij adresuar bashkëqytetarit, boksierit Jurgan Uldedaj, e ka filluar me egzaltimin sensacional të ndjenjës së atdhedashurisë, duke pohuar se, “ngrihet flamuri shqiptar në piedestalin më të lartë botëror nga lezhjani , Jurgen Uldedaj…”

Ja mesazhi i urimit të ish-deputeti Eduart Ndocaj për bashkëqytetarin e tij Jurgen Uldedaj:

Ngrihet flamuri shqiptarë në piedestalin më të lartë botëror nga lezhjani , Jurgen Uldedaj është shpallur Kampion Bote për peshat crusserweight në kategorinë WBO Junior.
Një ndeshje e luftuar dhe e fituar pastër
Ndeshja u zhvillua në Tiranë dhe Jurgeni arrin fitoren e 10 radhazi pa asnjë humbje. Urime dhe sa me shume fitore .
Nga Eduart Ndocaj.